Sport
Talenti i Bayernit pëson lëndim të rëndë në stërvitje, humb edhe Kampionatin Europian
Demokracia
21:08 | 19 Shkurt 2021

Share:

Mesfushori i Bayern, Corentin Tolisso ka pësuar një dëmtim të rëndë në stërvitje dhe mund të humbasë edhe Kampionatin Europian i cili nis në qershor, shkruan Demokracia.com.

Ekzaminimet treguan se futbollisti francez ka shqyer një tendon të muskujve dhe për këtë arsye do të mungonte për disa muaj.

Ky është një problem i ri për trajnerin e Bayern, Hansi Flick, i cili nuk mund të llogarisë në të lënduarit Serge Gnabry, Douglas Costa, Leon Goretzko dhe Javi Martinez, ndërsa Thomas Muller dhe Benjamin Pavard janë pozitivë për koronavirusin.

Bayern thuhet se synonte të shiste Tolisson këtë verë, kontrata e së cilës skadon në verën e vitit 2022. Pas këtij dëmtimi, shanset që ai ta shesë atë po zvogëlohen. /Demokracia.com

 

Të ngjashme