Sport
Talenti i Ballkanit me gjest të jashtëzakonshëm: Shënon dhe golin ia dedikon Eriksenit
Demokracia
15:59 | 13 Qershor 2021

Share:

Christian Eriksen kishte rënë pa ndjenja në fushë gjatë takimit ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës, e vlefshme për Kampionatin Evropian “Euro2020”.

Mesfushori danez i Interit pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes teksa kishte rënë në tokë pa ndjenja dhe ishte në gjendje të rëndë, shkruan Demokracia.com.

Megjithatë, Eriksen tashmë është në gjendje stabile, derisa ka filluar të flas, sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Danimarkës.

Leo Bylykbashi, talenti i akademisë së Ballkanit të Suharekës pas një goli të shënuar ka festuar me një fanellë të shkruar “Eriksen”.

Djaloshi suharekas ka dërguar një mesazh mbështetjeje për yllin danez.

Fotografia është publikuar nga faqja zyrtare e Ballkanit.

Të ngjashme