Sport
Talenti Ajvazi me regjim strikt, synon daljen në Evropë dhe Kombëtaren e Kosovës
Demokracia
22:21 | 10 Qershor 2021

Share:

Fuad Ajvazi, talenti i madh që po i shtohet Kosovës. Ajvazi, 16 vjeçar, tash e disa vite është duke punuar intesivisht drejt realizimit të ëndërrës së madhe, kalimi në top pesë ligat evropiane dhe veshjen e fanellës së Përfaqësueses së Kosovës, shkruan Insporti.com.

Ajvazi, futbollist i shkollës të futbollit “Kurda” shquhet për qetësinë e tij në qendër të mbrojtjës dhe përkushtimit të madh ditor ndaj ushtrimeve.

Ai dallon nga bashkëmoshtarët e tij pasi ka një agjend të ngjeshur, duke nisur nga vijimi i mësimit, stërvitjet me “Kurdën” dhe kujdesin ndaj trupit të tij.

Pas ushtrimeve me ekipin e tij, ai i vazhdon me trajnerin e licencuar kondicional nga UEFA, Ardian Sallahu.

Sipas fjalëve të trajnerëve, Mehmet Kurda dhe Sallahu, Ajvazi ka potencial për të arritur gjëra të mëdha në karrierë.

Televizioni “ATV” nëpërmjet një kronike kanë zbuluar detaje se si e kalon ditën talenti Ajvazi.

Ajvazi, i gjatë 1.86 cm, luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe ka pasur paraqitje mbresëlënëse deri tani.

I lindur në vitin 2004, ai është lojtar mjaft premtues dhe pritet të jetë talenti i radhës që do të dalë nga shkolla e futbollit ”Kurda”.

Të ngjashme