Sport
Talenti 17-vjeçar realizon supergol, i falet edhe gabimit të rëndë të portierit
Demokracia
15:11 | 25 Korrik 2022

Share:

New York Red Bull ka arritur të fitojë në transfertë ndaj skuadrës së Austin me rezultatin 3-4, e vlefshme për javën e 22-të në MLS-në amerikane.

Ajo që ra më shumë në sy ishte supergoli i realizuar nga talenti 17-vjeçar i New York Red Bull, Serzh Ngoma, i cili shënoi golin e parë të takimit në minutën e 14′ nga një distancë e konsiderueshme dhe falë gafës së pafalshme të portierit kundërshtar ku topi i iku nga duart.

Një gol që menjëherë bëri xhiron e rrjetit.

Me këtë sukses skuadra e New York Red Bullit mban vendin e 3 në Konferencën e Lindjes në MLS-në amerikane duke grumbulluar 36 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme