Lajme
Talebanët u ndalojnë grave afgane vizitat në parqe dhe shoqërimin me të afërm meshkuj
Demokracia
20:11 | 10 Nëntor 2022

Share:

Talebanët kanë treguar edhe një herë tjetër se gratë janë dhe do mbeten të nënshtruara gjithë jetën e tyre.

Sipas “vendimit” të fundit të tyre, grave u është ndaluar të vizitojnë parqet në Kabul të Afganistanit.

Bëhet me dije se atyre që menaxhonin parqet në kryeqytet u ishte thënë që të mos lejonin gratë të hynin, pasi sipas tyre ligjet islame nuk po ndiqen në parqe. Që prej gushtit të vitit të shkuar të drejtat e grave afgane janë kufizuar akoma më shumë.

Sipas rregullave të talebanëve për ndarjen e njerëzve sipas gjinisë, gratë janë lejuar të vizitojnë parqet në tre ditë në javë. Më konkretisht ato janë të lejuara ditën e hënë, të martën dhe të dielën, dhe për me tepër grave nuk do u lejohen të shoqërohen nga të afërmit e tyre meshkuj.

“Ne e kemi bërë këtë sepse në 15 muajt e fundit, pavarësisht përpjekjeve tona, njerëzit kanë shkuar në park dhe nuk respektojnë ligjet e Sheriatit. Kufizimi është për të gjitha gratë, qofshin ato të martuara ose jo”, tha për BBC Mohammed Akif.

Për momentin duket se ky rregull është në fuqi vetëm në kryeqytet, por në të kaluarën rregulla të tilla kanë zbatuar përfundimisht në të gjithë vendin.

Nën ndikimin e talebanëve, gratë në Afganistan u janë nënshtruar një sërë kufizimesh të lirive të tyre. Atyre tashmë u ndalohet të shkojnë në udhëtime në distanca më të gjata pa një shoqërues mashkull. Vajzat adoleshente ende nuk janë kthyer në shkollë në pjesën më të madhe të vendit, pavarësisht premtimeve të talebanëve se do t’i lejojnë ta bëjnë këtë.

Talibanët janë zotuar se nuk do të ketë shtypje brutale të grave siç ishte kur ata ishin për herë të parë në pushtet në vitet 1990. Ata thonë se tani respektojnë të drejtat e grave në përputhje me ligjin e Sheriatit dhe nuk janë kundër që gratë të arsimohen apo të kenë punë.

Diplomatët perëndimorë u kanë treguar talebanëve se rifillimi i financimit të zhvillimit për një vend në krizë të thellë ekonomike varet nga përmirësimi i trajtimit të grave./Gazeta Express

Të ngjashme