Sport
“Takvim” zbulon emrin e trajnerit turk që mund ta marrë “timonin” e Kosovës
Demokracia
14:44 | 27 Janar 2022

Share:

Ndonëse janë bërë disa muaj pas shkarkimit të Bernard Challandesit, Kombëtarja e Kosovës ende nuk e ka gjetur trajnerin e ri.

Në media janë përfolur shumë trajnerë në mesin e tyre edhe gjermani Felix Magath, shkruan Demokracia.com.

Së fundmi është përfolur edhe emri i Sergen Yalçin.

“Takvim” shkruan se Yalçin mund të jetë trajneri i ri i Kosovës.

Kur po afrohet miqësoret e muajit mars, Kosova vazhdon të mbetet pa trajner./Demokracia.com/

Të ngjashme