Lajme
Takoi rastësisht priftin që kreu ritet e fundit për djalin e tij, Biden shpërthen në lot
Demokracia
16:39 | 15 Prill 2023

Share:

Presidenti i SHBA Joe Biden shpërtheu në lot të premten pas një takimi të rastësishëm në një kishë irlandeze me priftin që kreu ritet e fundit për djalin e tij Beau, tha një prift që shoqëroi Biden gjatë vizitës.

Ati Richard Gibbons, i cili udhëhoqi Biden në një turne në faltoren katolike të Knock, tha se nuk e dinte që një nga kolegët e tij, At Frank O’Grady, kishte kryer sakramentin kur arriti Biden, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Beau Biden, djali i madh i presidentit, vdiq në Shtetet e Bashkuara në vitin 2015 nga kanceri i trurit. Biden ka thënë shpesh se Beau, sh-prokuror i përgjithshëm i Delaëare, duhet të jetë president në vend të tij.

“Ai (Presidenti Biden) donte ta takonte menjëherë, ai dërgoi një agjent të shërbimit sekret që të shkonte dhe ta gjente. Ai po qante, kjo e preku vërtet dhe pastaj ne thamë një lutje, ndezi një qiri dhe qëndroi për një a dy momente në lutje private”.

 

Të ngjashme