Lajme
Takohen Haradinaj e Kamberi – flasin për sfidat e shqiptarëve të Luginës
Demokracia
16:53 | 22 Korrik 2022

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin.

Pjesëmarrëse në takim ishte edhe ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se gjatë këtij takimi kanë biseduar për sfidat me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Sot pata kënaqësinë ta pres deputetin z. Shaip Kamberi dhe ish-kryetaren e Preshevës znj. Ardita Sinani”, ka shkruar i pari i AAK-së. Folëm për sfidat dhe problemet me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë si dhe për mbështetjen që mund ta jap Kosova në realizimin e të drejtave të tyre të patjetërsueshme qytetare dhe kombëtare”, ka shkruar Haradinaj.

Ditë më parë Kamberi është takuar edhe me dy liderët tjerë opozitarë; Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme