Lajme
Takohen Bërnabiq dhe Sarrazin në Beograd, flasin për Asociacionin
Demokracia
15:38 | 05 Prill 2023

Share:

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq gjatë një takimi që pati në Beograd me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka folur për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi si dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sarrazin theksoi në takim se bisedimet Kosovë-Serbi janë një bazë e mirë për diskutim dhe përparim të mëtejshëm dhe se hapat e fundit në dialog paraqesin një hap të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se zbatimi është kyç.

Nga ana tjetër, shefja e qeverisë sebe deklaroi se pret mbështetje konstruktive që do të mundësojë stabilitet të qëndrueshëm në rajon me zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe mbi të gjitha formimin e Asociacionit.

Siç thuhet në njoftimin e kryeministrisë serbe, përcjell Kosovo Online, Bërnabiq dhe Sarrazin diskutuan për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, integrimin evropian, si dhe situatën aktuale rajonale dhe zhvillimet e fundit në kuadër të nismës së Procesit të Berlinit.

Të ngjashme