Lajme
Takimi Zelensky – Putin, i mundshëm pas betejës për Donbasin
Demokracia
14:00 | 10 Prill 2022

Share:

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka të ngjarë të takohet me presidentin rus Vladimir Putin vetëm pas një beteje të madhe të parashikuar për rajonin lindor të Donbasit.

Kështu tha të dielën këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak, shkruan CNN, transmeton Demokracia.com.

“Ukraina është gati për beteja të mëdha,” tha Podolyak në një fjalim televiziv. “Ukraina duhet t’i fitojë ato, veçanërisht në Donbas. Dhe pas kësaj, Ukraina do të marrë një pozicion më të fuqishëm negociues, nga i cili mund të diktojë disa kushte. Pas kësaj, presidentët do të takohen. Kjo mund të zgjasë dy ose tre javë.”

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se ata parashikojnë një ofensivë të madhe në Donbas nga Rusia, e cila ka njoftuar një ndryshim në strategjinë ushtarake duke u fokusuar në lindjen e vendit./Demokracia.com/

Të ngjashme