Lajme
Takimi pa marrëveshje, Kryeministria tregon çfarë u tha Kurti veteranëve
Demokracia
14:23 | 17 Qershor 2022

Share:

Me ftesë të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, u mbajt takimi me përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të luftës, Faton Klinakun, ushtrues detyre i kryetarit të Organizatës së  Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Fadil Shurdhaj, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së  dhe kryetarët e disa degëve të organizatës së veteranëve të luftës.

Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit thuhet se në takim është biseduar edhe për çështjen e pastrimit të listave dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë aspekt, përcjell Demokracia.com.

“U ritheksua përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së veteranëve të UÇK-së. U bisedua edhe për çështjen e pastrimit të listave dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë aspekt, si dhe tema të tjera të rëndësishme lidhur me statusin dhe gjendjen e veteranëve të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Në këtë takim të përbashkët të pranishëm ishin edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, këshilltari i Kryeministrit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja./Demokracia.com/

Të ngjashme