Lajme
Takimi me Kurtin, Borrell: Situata në veri ende shumë e tensionuar, po synojmë të gjejmë zgjidhje për de-përshkallëzim
Demokracia
16:44 | 22 Qershor 2023

Share:

Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka filluar, derisa ka theksuar se situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Borrell ka thënë se synimi nga ky takim është të gjejnë zgjidhje për de-përshkallëzim të menjëhershëm dhe të vazhdojnë para.

“Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe rrugën përpara”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali, në një konferencë për shtyp të enjten nuk ka treguar saktësisht se a do të ketë apo jo takim trepalësh.

“Unë nuk kam thënë se nuk do të ketë takim mes tyre. Me rëndësi është se ata sot do të jenë në Bruksel, me ftesë të përfaqësuesit të lartë. Të shohim se si do të shkojnë takimet, e pastaj mund të dimë më shumë”, është përgjigjur Massrali, në pyetjen se a do të ketë pasoja për ata që refuzojnë të takohen.

“Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e rrugëdaljes për uljen e tensioneve të tashme, në mënyrë që [palët] të kthehen në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, në veçanti të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Të ngjashme