Lajme
Takimi i parë pas shpalljes së pavarësisë, cilët emra i mblodhi Hashim Thaçi dhe çfarë u tha
Demokracia
00:00 | 18 Shkurt 2023

Share:

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj i cili njihet si një prej bashkëpunëtorëve të afërt të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Hashim Thaçi, ka folur për momentet e shpalljes së pavarësisë 15 vite më parë.

Hoxhaj ka rrëfyer se si ish-kryeministri Thaçi, pas shpalljes së pavarësisë kishte mbledhur disa prej bashkëpunëtorëve të tij në zyrën e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.


Hoxhaj ka thënë se në atë takim, ku ishin thirrur disa prej zyrtarëve të lartë të partisë dhe funksionarëve të qeverisë, ishin evokuar kujtime për sakrificat e gjata deri te shpallja e pavarësisë.

“Takimi i parë ka ndodh në zyre të kryetarit të Kuvendit, ku kryeministri Thaçi më ka ftua mua, Hajredin Kuçin e Fatmir Limajn, Ramë Bujën e të tjerë. Jemi ulë në zyrë të tij… kanë evokuuar kujtime për kilometrat e gjatë për luftën për liri, që kanë bërë sakrifica të mëdha, janë përmend emra heronjsh e dëshmorësh që mungonin”, ka kujtuar Hoxhaj në T7.

Hoxhaj ka thënë se shpallja e pavarësisë para 15 viteve, ka qenë një ngjarje kur mori fund historia e shqiptarëve si popull i shtypur, mbi të cilin ka ushtruar gjenocid Serbia

“U pa si si një fillim i ri”, ka theksuar ai.

Të ngjashme