Lajme
Takimi i jashtëzakonshëm i NATO-s, Shqipëria bën thirrje për të bërë më shumë për çështjen e Ukrainës
Demokracia
15:47 | 04 Mars 2022

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka mori pjesë sot në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, ku u fol për pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Xhaçka në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se në emër të Shqipërisë ka bërë thirrje për të bërë më shumë për çështjen e Ukrainën, përcjell Demokracia.com.

“Diskutuam mbi rritjen e mbështetjes së vendeve aleate për Ukrainën dhe si NATO të forcojë më tej mbrojtjen e territorit aleat”, ka shkruar Xhaçka.

Kujtojmë se ministrat e Jashtëm të NATO-s mbajtën një takim të jashtëzakonshëm në Bruksel sot për të adresuar krizën në përshkallëzim në Ukrainë. Atyre iu bashkuan Ministrat e Jashtëm të Finlandës dhe Suedisë dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian. /Demokracia.com/

Të ngjashme