Lajme
Takimi i 27-shkurtit | Borrell së pari takohet ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin
Demokracia
07:59 | 22 Shkurt 2023

Share:

Bashkimi Evropian tha se kryeminstri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin në Bruksel më 27 shkurt.

Një zëdhënëse e BE-së tha se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, fillimisht do të zhvillojë takime të ndara me të dy udhëheqësit, duke i paraprirë takimit të përbashkët.

Borrell ftoi për takim Kurtin dhe Vuçiqin pak ditë më parë në rinisje të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas disa muajsh të ndërprerjes së tij.

Sipas agjendës, takimi do të përqëndrohet në propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Takimi i fundit ndërmjet dy udhëheqësve u mbajt në nëntor të vitit të kaluar në një kohë të tensioneve të ngritura rreth çështjes së targave.

Të ngjashme