Lajme
Takimi Escobar-Lajçak, Hill: S’kemi qenë kurrë më afër për të ardhmen evropiane të Serbisë
Demokracia
16:34 | 21 Shtator 2022

Share:

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher R. Hill, i është gëzuar takimit të bashkëkombësit të tij, emisarit Gabriel Escobar dhe atij të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, të cilët u takuan në New York, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Hill tha se SHBA dhe BE asnjëherë më parë s’kanë qenë më afër për Serbinë europiane.

“SHBA dhe BE s’ka qenë kurrë më afër dhe ne të gjithë ndajmë të njëjtin vizion për të ardhmen europiane të Serbisë. Do ta arrijmë këtë”.

Për atë që po ndodh tani, Hill citoi emisarin Escobarin, duke përdorur shkurtesën e emrit të tij.

“Për tani, siç preferon Gabi të thotë, puna vazhdon”.

Të ngjashme