Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se ministrja Donika Gërvalla është takuar me përfaqësues të shumë shteteve jonjohëse në kuadër të “Summit of the Americas” në Los Angeles. Megjithatë, këto takime po mbahen sekret nga MPJD-ja.
Në një njoftim për media të premten, shefi i kabinetit në MPJD, Sharr Jakupi, ka thënë se nuk mund të bëhen publike detaje nga takimet.
“Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bashkë me zëvendësministren Liza Gashi, në margjina të ‘Summit of the Americas’, patën mundësinë të zhvillojnë takime edhe me shumë shtete jonjohëse. Megjithatë kërkojmë mirëkuptim se për shkak të rrethanave të ndjeshme dhe proceseve të lidhura me to nuk mund të publikojmë asnjë foto, emër dhe detaj tjetër nga këto takime”, thuhet në njoftim.
Kosova s’ka marrë asnjë njohje të re që nga 1 shkurti i 2021-s, kur Izraeli zyrtarizoi raportet ndërshtetërore, pas marrëveshjes së Uashingtonit. Janë 117 shtete që e njohin Kosovën, sipas listës së MPJ-së.
E bën edhe këtë Gërvalla: Ia huq emrin numrit tre në Qeverinë Amerikane