Lajme
Takimet e Kurtit në Amerikë, si të Petrit Selimit e Uranik Begut
Demokracia
18:21 | 10 Maj 2022

Share:

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Analisti Petrit Zogaj, thotë se niveli i takimeve të kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me ato të Drejtorit të MCC për Kosovë, Petrit Selimi dhe drejtorit të ICK-së në Kosovë, Uranik Begu.

Kjo pasi Kurti në SHBA që nga e premtja ka takuar kryeshefen e MCC-së, Albright dhe ka vizituar kompaninë LinkedIn në San Francisco të Kalifornisë.

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE| Kjo është letra e LVV-së për Albright, ku akuzohej për korrupsion dhe kërcënohej me ballafaqim nga aktivistët e Kurtit

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Petrit Zogaj, ka thënë se me këto takime Kurti as nuk e ka paraqitur veten si politikan e as si sipërmarrës, pasi që asnjërën nga këto nuk është duke e bërë.

Kryeministri Kurti ndodhet në SHBA nga dita e premte, dhe deri më tani ka njoftuar për takime në MCC dhe në kompaninë teknologjike Linkedin në qytetin e San Franciscos.

Kreu i ekzekutivit kishte deklaruar se në SHBA do të qëndrojë 10 ditë apo dy javë, por deri më tani s’ka realizuar ndonjë takim në Shtëpinë e Bardhë, Departament të Shtetit apo Dhomën e Përfaqësuesve.

Postimi i plotë i Zogajt, pa ndërhyrje:

Aktualisht, niveli i vizites se KM Kurtit ne US eshte me ato qe Petrit Selimi do t’i bente ne MCC, e qe i ka bere me dhjetra here, ose Uranik Begu nga ICK-ja qe mund t’i bente ne Silicon Valley. Nderkohe qe dy te fundit jane drejtora ekzekutiv ne fondacionet ose komunitetet qe udheheqin, Kurti eshte perfaqesuesi me i larte politik i Kosoves, e ku takimet politike do te duheshin me qene ne qender te cfaredo vizite te tij ne US. Me nje fjale, s’po e ben as politikanin, e as sipermarresin privat. /Demokracia.com/

Të ngjashme