Sport
Takime interesante në xhiron e ardhshme në Superligë, vëmendja te ekipet që synojnë mbijetesën
Demokracia
18:17 | 08 Maj 2022

Share:

Java e parafundit e edicionit, ajo e 35-ta vazhdon në fundjavën e ardhshme në Superligën e Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesore do të jetë në takimet e skuadrave që po luftojnë me “mish dhe shpirt” për t’iu shmangur zonës që dërgon në barazh, raporton Demokracia.com.

Dukagjinin e pret sfidë jo edhe e lehtë në Klinë, ngase luan me Llapin e Tahir Batatinës.

Malisheva në anën tjetër udhëton te Gjilani, Drenica e pret Ballkanin në Skenderaj.

Në program është edhe derbi mes rivalëve të vjetër të futbollit të Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës.

Çiftet e plota:

Prishtina – Drita

Drenica – Ballkani

Gjilani – Malisheva

Ulpiana – Feronikeli

Dukagjini – Llapi./Demokracia.com/

Të ngjashme