Sport
Takim me tifozët, Vinicius e Casemiro sherr për një maskë
Demokracia
09:12 | 21 Dhjetor 2021

Share:

Gjendja te Reali i Madridit vazhdon të jetë kaotike pas rasteve të fundit me COVID. Disa lojtarë kanë rezultuar pozitivë dhe disa të tjerë janë ende në pritje të përgjigjeve të testeve të tyre.

Nuk dihet ende se sa mund të shkojë numri i të infektuarve dhe për këtë arsye të gjithë lojtarët dhe stafi drejtues janë detyruar të vendosin maskën në hyrje të qendrës stërvitore.

Por në disa fotografi të publikuara dje nga Niticias Kautro kanë kapur lojtarin e Realit, i cili ka thyer rregullat anti-COVID të vendosura nga klubi. Bëhet fjalë për brazilianin Vinicius Junior.

Ky është spikatur teksa firmoste autografe për tifozët pa maskë. Kjo ka tërbuar shokun e tij të skuadrës, Kasemiro, që është parë i nervozuar me bashkëkombësin e tij.

Casemiro u shfaq vetëm pak sekonda pas mjetit të Viniciusit duke i bërë me shenjë këtij të fundit për të vendosur maskën. Rreziku për t’u infektuar është i lartë në raste të tilla, pasi nuk dihet se çfarë fshihet pas turmave të njerëzve.

Kjo nuk ka lënë një shije të mirë dhe te tifozët madrilenë, të cilët kanë shpërthyer në rrjetet sociale ndaj lojtarit të skuadrës së tyre. /Demokracia.com

Të ngjashme