Sport
Takim i tensionuar mes krerëve Juventusit dhe agjentit të Ronaldos, shkak transferimi te City
Demokracia
14:56 | 26 Gusht 2021

Share:

Sipas raportimeve të shumta në Itali, Juventusi ia ka bërë të qartë agjentit të Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes se portugezi nuk do të largohet falas nga “Allianz Stadium”.

“Zonja e Vjetër” madje i ka thënë Mendesit se Manchester City, klubi që i është vënë pas sulmuesit portugez, nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare, shkruan Demokracia.com.

Mendes mbërriti në Torino të mërkurën dhe u takua me drejtorët e “Bianconerëve” të enjten në mëngjes.

Sipas gazetarit të “Il Corriere dello Sport”, Nicola Balice, takimi mes dy palëve ishte kërkuar nga Juventusi për të sqaruar pozicionin e Ronaldos dhe agjentit të tij.

Sipas raportit, takimi nuk ishte ‘mjaft paqësor’ pasi Ronaldo vazhdon të kërkojë largimin nga Juventusi.

36-vjeçari iu bashkua “bardhezinjve” në vitin 2018 nga Real Madridi. /Demokracia.com

Të ngjashme