Sport
Takim i “nxehtë” në Bernabeu, mbyllet me katër gola pjesa e parë në ndeshjen Real Madrid – Mallorca
Demokracia
22:48 | 22 Shtator 2021

Share:

Pjesa e parë në takimin e javës së gjashtë në La Liga në mes Real Madridit dhe Mallorcas është mbyllur me katër gola të shënuar.

“Mbretërit” kanë shkuar në pushim me avantazh 3-1 kundër të skuadrës së promovuar në elitë, Mallorcas, shkruan Demokracia.com.

Karim Benzema qysh në minutën e tretë realizoi për t’ua bërë me dije mysafirëve se do ta kenë të vështirë të marrin pikë në Madrid.

Asensio dyfishoi shifrat në të 24-tën minutë, me mysafirët që u kundërpërgjigjën shpejt me Lee Kang In.

Megjithatë, Asensio riktheu avantazhin e dy golave për Los Blancos vetëm pas katër minutave. /Demokracia.com

Të ngjashme