Lajme
Takim i “madh” i Kurtit në SHBA, takon ‘ideologen’ e krijimit të Lëvizjes Vetëvendosje
Demokracia
13:53 | 29 Prill 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar se është takuar me amerikanen Alice James, themeluesen e “Kosova Action Network” (KAN), organizatë kjo nga e cila më pas ka lindur edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kurti ka thënë se Alice James i kishte mbështetur protestat e studentëve kosovarë dhe se ishte një zë i fuqishëm edhe për të kur ai ishte i burgosur politik në Serbi bashkë me shokë.

“25 vjet më vonë: Alice James, themeluesja e Kosova Action Network (KAN) që mbështeste protestat tona studentore. Shumë të reja e të rinj nga Kosova i ka ndihmuar Alice për t’u shkolluar në ShBA. E kur ne ishim të burgosur politikë e robër lufte në Serbi, ajo bënte fushatë ndërkombëtare për lirimin tonë”, përcjell Demokracia.com.

Nikoqir i takimit ishte ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Ilir Dugolli, për të cilin Kurti tregoi se kishte qenë bashkë me të në protesta.

“Në ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C., na mirëpriti ambasadori ynë Ilir Dugolli, i cili me 1 tetor 1997 ndodhej në rreshtin e dytë afër meje dhe mbante parullën me stemën e Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Kurti. /Demokracia.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024