Lajme
Tajani flet me Kurtin dhe Vuçiqin: Tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon
Demokracia
11:09 | 10 Dhjetor 2022

Share:

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Tajani nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka treguar se me dy liderët ka biseduar në lidhje me tensionet në veri, teksa iu ka kërkuar që t’i shmangin veprimet e njëanshme.

Ai shtoi se tensionet në veri rrezikojnë stabilitetin në të gjithë rajonin.

“Tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon. I telefonova presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, duke u kërkuar që të shmangin veprimet e njëanshme. Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkan. Le të nxisim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Tajani.

Të ngjashme