ShowBiz
Taika Waititi zbulon se ishte Rita Ora ajo që i propozoi martesë atij dhe jo anasjelltas
Demokracia
22:32 | 04 Gusht 2023

Share:

Rita Ora ka zbuluar se ishte ajo që i propozoi martesë bashkëshortit të saj, Taika Waititi, në ditën kur çifti shënoi përvjetorin e tyre të parë të martesës.

Çifti u martuan në një ceremoni të improvizuar që e planifikuan për vetëm dy javë me tetë persona të pranishëm, gjatë një udhëtimi në Palm Springs, shkruan DailyMail.

Revista “Vogue” publikoi një galeri imazhesh nga dita e madhe, ku Rita zbuloi se kishte veshur tri fustane të ndryshme nga stilisti britanik Tom Ford, teksa ajo dhe Taika shkëmbyen betimet në shtëpinë e tyre në Los Angeles, pavarësisht raportimeve se ishin martuar në Londër.

Foto: Vogue

Taika zbuloi përgjatë një vidoje duke thënë: “Ajo më propozoi, dhe unë thashë ‘po’ në çast”.

Duke diskutuar për ceremoninë, regjisori hollivudian shtoi: “Ishin rreth tetë njerëz atje – vetëm miq të ngushtë dhe familja, dhe prindërit që e ndoqën ceremoninë përmes Zoom”.

Motra e Ritës, Elena, ishte shoqëruese e nuses, ndërsa shoku më i mirë i Taikas, aktori Jermaine Clement, fluturoi nga Zelanda e Re për ceremoninë.

Foto: Vogue

Për ditën e saj të madhe, Rita ishte veshur nga stilisti i famshëm britanik dhe nuk i kurseu fjalët më të mira për të, duke thënë: “Ai tani është një nga miqtë e mi të ngushtë, dhe unë e adhuroj dhe e admiroj aq shumë. Të martohesha me veshjen e tij ishte një ëndërr e realizuar”.

“Dhe për shkak se nuk ishte planifikuar, nuk e dija nëse fustani i duhur do të ishte në qytet, dhe thjesht rrezikova dhe shkova në dyqanin e Tom Ford, dhe ata më kishin pritur në mënyrë të përsosur me vello, në madhësinë time, nuk nevojitej të bëhej asnjë ndryshim”.

Për ceremoninë, Rita veshi një fustan të bukur të bardhë me dantellë me një shpatull, të kombinuar me taka.

Foto: Vogue

Rita më tej tregoi se kishte vendosur perlat e nënës së saj me fustanin e nusërisë, ndërsa Taika kishte veshur një kostum nga Brunello Cucinelli.

Elena e përcolli motrën e saj në korridor, ndërsa Taika u bashkua me dy vajzat e tij për ceremoninë.

Pasi u shpallën burrë e grua, të porsamartuarit u drejtuan në shtëpinë e mikut të tyre Guy Oseary për një darkë festive.

Foto: Vogue

Në janar të këtij viti, Rita më në fund konfirmoi se ajo dhe Taika ishin martuar pas muajsh spekulime, duke e përshkruar dasmën si ‘perfekte’ dhe ‘ditë të veçantë’.

Interpretuesja e hitit po fliste në një intervistë për Heart Radio Breakfast ku kishte shkuar për të promovuar këngën e saj “You Only Love Me”, kur deklaroi se ishte martuar.

Foto: Vogue

Rita tha: “Po [jam e martuar]. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por me videon time të re po transmetoj atë që mund të kishte qenë”.

Duke folur për ditën e madhe, Rita tha: “Ishte e përsosur. Ishte pikërisht ashtu siç doja unë”.

Të ngjashme