Lajme
Tahiri: Veriu nuk mbrohet nga zyra e qeverisë
Demokracia
18:01 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë një reagim, pas situatës së krijuar në komunat veriore të vendit, ku dyshohet për shkrepje armësh, shpërthime dhe demolim të zyrave komunale të zgjedhjesh atje.

Lidhur me situatën e krijuar, Tahiri ka thënë se veriu nuk mbrohet nga zyra e qeverisë.

Sipas saj, tensionet në veri janë shqetësuse.

“Veriu nuk mbrohet nga zyra e qeverise, pa vizion, pa strategji, pa transparence, pa guxim…tensionet atje jane shqetesuese”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Të ngjashme