Lajme
Tahiri tregon arsyet se pse Vuçiqi po e sulmon Gjermaninë: U shuan iluzionet e tij
Demokracia
11:23 | 21 Dhjetor 2022

Share:

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pasi krerët e shtetit të Serbisë sulmuan ashpër ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë për deklaratat e tij për veriun.

Tahiri ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është i mllefosur ndaj Gjermanisë pasi që ata ia ndaluan dominimin në Ballkan.

Përveç kësaj, Tahiri ka thënë se edhe “rrëzimi i Ballkanit të Hapur” nga ana e Gjermanisë, është një arsye tjetër pse ka sulme ndaj tyre.

Postimi i plotë:

Vucici u shpreh i mllefosur ndaj Gjermanise dje, sepse iluzionet e tij per dominimin e Ballkanit perfundimisht u shuan nga Gjermania – duke qene se Gjermania vuri ne qender Ballkanin perendimor ndersa rrezoi ‘Ballkanin e hapur’.

Të ngjashme