Lajme
Tahiri: Sot po të shkoj Qeveria në shtëpi, asgjë nuk i mbetet në gjysmë
Demokracia
17:15 | 17 Nëntor 2022

Share:

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se Qeveria nuk ka asnjë iniciativë që do t’i mbeste në gjysmë por të rrëzohej apo po të vendoste vetë të dorëhiqej.

Tahiri ka thënë të enjten në seancën e Kuvendit ku po bëhet shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2023, se nga afro 600 milionë euro investime kapitale sa janë kryer, mbi 500 milionë janë investime të bartura.

“Në 50 për qind të mandatit të kësaj qeverie janë shpenzuar diku 4 miliardë euro. I kemi 4 miliardë të shpenzuara nga kjo qeveri në forma të ndryshme. Mirëpo cili është efekti i tyre në ekonominë e vendit, në shëndetësi. A kemi sot shërbime më të mira, a kemi sot spitale më të renovuara, më të kompletuara. A kemi sot largim të qytetarëve tanë në drejtim të spitaleve private qoftë në vendin tonë qoftë. E keni harxhuar 50% të mandatit dhe efekti i qeverisjes suaj në qeveri është degradues. Shërbime veç kanë shkuar duke u degraduar, jo duke avancuar. Cila është një iniciativë e kësaj qeverie që po mbetet gjysmë. Asnjë iniciativë, sot me shku qeveria në shpi nuk u mbetet në gjysmë. I kemi 594 milionë euro investime kapitale, 500 milionë euro janë investime të bartura”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme