Lajme
Tahiri: S’duhet të heqim dorë për ta bërë shtetin, për ta forcuar subjektivitetin ndërkombëtar
Demokracia
20:52 | 30 Maj 2024

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës që po mbahet në Oslo të Norvegjisë.

Tahiri ka thënë se sistemi politik të cilin e ka ndërtuar Kosova tash e sa vjet, është më i avancuar se i disa shteteve të BE-së.

Ai gjithashtu tha se s’duhet të heqim dorë për ta bërë shtetin, për ta forcuar, siç tha ai, subjektivitetin ndërkombëtar.

“E them me përgjegjësi të plotë se sistemi politik të cilin e ka ndërtuar Kosova, tash e shumë vite, është më i avancuar se i disa shteteve anëtare këtu, dhe për këtë nuk duhet te heqim dorë”, ka thënë Tahiri.

“Nuk duhet të heqim dorë për ta bërë shtetin, për ta forcuar subjektivitetin, mbi të gjitha për të qenë përgjegjës. Përgjegjshmëria është çelësi i seriozitetit dhe i trajtimit si palë e respektuar nga faktori ndërkombëtar”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Të ngjashme