Lajme
Tahiri: Rruga Prishtinë-Podujevë në gjendje të rëndë, edhe Llapi është Kosovë o kryeministër
Demokracia
18:36 | 22 Mars 2023

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është ankuar në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për gjendjen e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Sipas ligjvënësit opozitar, kjo rrugë “kurrë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë”, shkruan Demokracia.com.

Tahiri këtë ankesë e ka bërë me anë të një postimi të tij në ‘Facebook’, duke i thënë kryeministrit se “edhe Llapi është Kosovë”.

“Rruga Prishtinë-Podujevë, kurrë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë! Edhe Llapi është Kosovë o Kryeministër”, ka shkruar ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme