Lajme
Tahiri reagon pas emërimit të drejtorit të RTK-së, thotë se është militant i VV-së
Demokracia
16:09 | 31 Janar 2023

Share:

Rilind Gërvalla është emëruar të martën në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se i njëjti është militant politik i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në krye të RTK-së, nuk u zgjodh një profesionist por u emërua një militant politik nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social “Facebook”, duke shtuar se “as kërkesat shoqërore për transparencë e meritokraci dhe as thirrjet e asociacioneve ndërkombëtare e shoqërisë civile për mospolitizim të transmetuesit publik, nuk e ndalën hovin e projektit të kapjes së RTK-së nga Qeveria e Albin Kurtit”.

Tutje, ai ka shtuar se “kapja dhe nënshtrimi i RTK-së nën direktivën e pushtetit, është një hap më tutje kundër fjalës së lirë dhe lirisë së mediave”.

 

Të ngjashme