Edhe AAK-ja është duke e kundërshtuar ligjin për pagën minimale.
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke protestuar para objektit të Kuvendit të Kosovës si shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në ligjin për pagën minimale, raporton Demokracia.com.
Mospërfshirjen e veteranëve në këtë ligj po e kundërshton edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ua ka bërë të qartë udhëheqësve shtetëror se në Kosovë në sektorin privat nuk ka pagë minimale nën 250 euro, raporton Demokracia.com.
“Sot besoj se do të ketë minimum një reflektim prej kryeministrit e ministrit të financave. Na vjen një ligj një amandamentim i një ligji i cili trajton një teme që nuk është temë. E dini të gjithë se sot në sektorin privat nuk ka pagë nën 250 euro. Ky ligj nuk ka asnjë impakt, asnjë ndikim, të vetmin ndikim që ky e ka sot është që me tu bo llugë Kosova. Me ti pru veteranët para Kuvendit dhe para shumë proceseve që duhet me qenë përpara me kriju kauza për kurrfarë nevoje. Fjala e fundit të demokracisë dhe të disave që pretendojnë që kanë pak shkollim modern është diskutimi paraprak. Ju po thoni… A duhet me i thonë një iniciative një kërkesë të opozitës me i thonë bllanko jo. E lus qeverinë, po kërkojmë një kërkesë minimale, po kërkojmë komisioni për buxhet dhe ekonomi që ministri i financave me u ul me pagë me diskutu, ju po thoni që ky ligj nuk i trajton veteranët, pse bre vëlla po përmendet veterani në amandamentim. Mosni mos boni kështu, është gabim fundamental. Mos të shtyhemi për një kauzë kombëtare. Kërkoj prej Kurtit dhe zëvendëskryeministrit, hajdeni ulemi dhe bisedojmë në mënyrë bashkëkohorë. Ju po thoni që ky ligj po e rrit pagën minimale, o njerëz a jetoni në Kosovë, nuk ka në Kosovë pagë nën 250 euro….. Largojeni këtë pikë, përndryshe seanca e kuvendit sot nuk do të mbahet, ne do të jemi këtu, ju vazhdoni me t’juven ne me tonën”, theksoi Tahiri. /Demokracia.com/