Lajme
Tahiri-Qeverisë: Cili është qëndrimi i juaj për marrëveshjen e Uashingtonit
Demokracia
13:05 | 07 Korrik 2021

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka kërkuar nga qeveria që të kenë një qëndrim të qartë sa i përket marrëveshjes së Uashingtonit.

Tahri tha po ashtu se ka kërkuar po ashtu edhe një analizë dhe një qëndrim të qarët për secilën pikë të marrëveshjes së Uashingtonit, dhe në veçanti edhe implementimin i kësaj marrëveshje përkatësisht plani i fizibilitetit, raporton Demokracia.com.

“Më 4 shtator kur është arrit kjo marrëveshje Partia Demokratike e Kosovës ka qenë në opozitë, dhe i kemi mbështet të gjitha proceset dialoguese, ku partner të jashtëzakonshme i kemi pas SHBA-të. Mirëpo pa dyshimi që edhe në atë periudhë por edhe sot e kemi kritikuar qasjen në mënyrën e negocimit të kësaj marrëveshje, pra shpejtësinë ndodhte me t cilën është arrit dhe asnjëherë nuk kemi arrit në atëkohë me kuptua se cilat kanë qenë propozimet e Qeverisë së Kosovës në këtë marrëveshje dhe ka pas shumë paqartësi, e ajo që ka qenë më e dhimbshme ke qenë largimi i pikës 10, ku është diskutuar për njohje reciproke. Unë njohjen nuk e shoh të rëndësishme se në rast se Serbia na njoh, mirëpo Rusia dhe Kina na bllokon në Këshill të Sigurimit , besoj që ne nuk e përmbyllim një proces të subjektivitetit tonë ndërkombëtar dhe qëllimi ynë final duhet me qenë ulësja në OKB dhe jo njohja”, tha Tahiri.

Tahiri më tej ka kërkuar të dijë nga Kryeministëri Kurti se a i ke nis ndonjë letër Departamentin të Shtetit, dhe siç tha ai, sepse qytetarët kanë të drejt të dinë edhe raportin e Kurtit me SHBA-të./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/213379793992304

Të ngjashme