Lajme
Tahiri: Qeveria Kurti më e dobëta nga të gjitha qeveritë e pasluftës
Demokracia
13:08 | 14 Shkurt 2022

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në njëvjetorin e fitores së Vetëvendosjes, ka thënë se kjo Qeveri është më e dobëta në historinë e Kosovës së pasluftës.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Tahiri para mediave tha se Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë, veçse siç tha ai ka shtrenjtuar energjinë elektrike.

“Një vit nga kur janë mbajtur zgjedhjet dhe Vetëvendosje fitoi mbi 50 për qind të votave, fatkeqësisht kemi të bëjmë me një Qeveri të dobët, përveç shtrenjtimit të çmimeve, rrymës, mungesës së vizionit për dialog, nuk ka punuar diçka. Kjo Qeveri për këtë vit do të njihet si Qeveria më e dobët në historinë e Kosovës së pasluftës”, tha Tahiri./Demokracia.com/

Të ngjashme