Lajme
Tahiri: Qeveria Kurti e do policinë veç kur ju ngushtohet situata
Demokracia
13:11 | 19 Tetor 2023

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka adresuar një varg kritikash ndaj qeverisë dhe shumicës.

Tahiri pyeti se “si është e mundur të tradhëtohet besimi qytetarë në këtë formë? Qytetarët i kanë dhënë besim shumicës parlamentare”.

“Do të kishim pasur dëshirë ta dëgjojmë tregimin e shumicës se çka mendojnë rreth tri kërksave të Partisë Demokratike të Kosovës, që janë listuar në rezolutën e opozitës”, tha Tahiri.

“Cila është arsyeja se pse nuk është paguar rrezikshmëria për disa muaj? A është se nuk ka buxhet? A nuk ka dije? A nuk ka vullnet? Apo këta e duan policinë veç kur ju ngushohet situata?”, tha Tahiri.

“Policia jam i bindur që janë të dëshpëruar, por nëse ka një krenari është uniforma që mban policia e Kosovës. Mos të ndalemi që ta shtyjmë kërkesën e tyre që është legjitime”, tha Tahiri.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës po mbahet seanca e jashtëzakonshme ku po diskutohet për mbështetjen financiare të policisë.

Në seancë nuk po merr pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe as qeveria e Kosovës.

Të ngjashme