Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se është është bërë një muaj prej kur Qeveria e Kosovës është dashur ta dërgojë në Kuvend Ligjin e Pagave, raporton Demokracia.com.
Tahiri iu është drejtuar Qeverisë së Kosovës në lidhje me Ligjin e Pagave dhe miratimin e tij në Kuvendin e Kosovës.
“Kjo tashmë është shtyrja e tretë brenda një viti qeverisës. Sot, mbi 80 mijë zyrtarë publikë, krejtësisht në mjegull e paqartësi me të drejtë pyesin, a është kjo pazotësi, apo mashtrim i radhës? Jeni vonuar shumë, na duhet menjëherë përgjigje, KU ËSHTË LIGJI DHE KUR DO TË MIRATOHET?”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook
Më poshtë keni postimin e plotë: