Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar kryeministrin Kurti, i cili ende nuk ka raportuar për takimet që pati në SHBA dhe Zvicër.
Tahiri ka thënë se kjo nuk mund të shihet ndryshe përveç një arrogance e Kurtit jo vetëm ndaj opozitës por edhe ndaj qytetarëve.
Ai ka bërë thirrje që kryeministri Kurti të reflektojë dhe në javët e ardhshme të raportojë në Kuvendin e Kosovës.
“Deri tash e kemi parë një papërgjegjësi dhe një arrogancë të Kurtit jo vetëm ndaj opozitës por edhe ndaj qytetarëve të Kosovës. Pra, nuk ka si mos të jetë ndryshe kur një kryeministër kaq i papërgjegjshën që me japë të dhënat nuk gjindet në Republikën e Kosovës. Ne presim që të reflektojë dhe të vijë në javët e ardhshme dhe të raportojë në Kuvendin e Kosovës për të gjitha angazhimet e tij në politikën e jashtme e në veqanti në raport me Serbinë. Ne ende nuk kemi bërë një kërkesë të tillë dhe shpresojmë që ai të reflektojë dhe ta përmbush një obligim të vetin kushtetues që e ka edhe me qytetarët edhe me opozitën”, deklaroi Tahiri.