Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, e ka vlerësuar shumë pozitivisht takimin që mbrëmë kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani kanë zhvilluar me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.
Me anë të një postimi në Twitter, Tahiri ka thënë se ky takim ka një rëndësi të madhe strategjike për Kosovën.
Ajo tutje ka shtuar se aleanca e Kosovës me SHBA-të është vitale dhe duhet të zhvillohet në vazhdimësi.
“Takimi i nivelit të lartë në SHBA i delegacionit të Kosovës me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken dje ka një rëndësi strategji të madhe për Kosovën. Aleanca me SHBA-të është vitale dhe si e tillë duhet të ruhet dhe të zhvillohet në vazhdimësi”, ka shkruar ajo.
The high-level meeting in the ?? of the ??Kosovo delegation with the US Secretary of State @SecBlinken yesterday in Washington has great strategic importance for Kosovo! The alliance with the USA is vital and as such must be preserved and developed continuously!
— Edita Tahiri (@EditaTahiri) July 27, 2022