Lajme
Tahiri për reformën zgjedhore: Të procedohen rekomandimet në mënyrë që të kemi një proces të drejtë zgjedhor
Demokracia
11:46 | 26 Tetor 2022

Share:

Komisioni për Reformë Zgjedhore ka mbajtur takim, ku u diskutua për reformën zgjedhore.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kërkoi që sa më shpejtë të përfundojnë këto rekomandime në mënyrë që të kemi një proces të drejtë zgjedhor.

“Sot, u mbajt takimi i Komisionit për Reformë Zgjedhore. Tash e 11 vjet një mori rekomandimesh të dala nga pesë palë zgjedhje parlamentare mbesin vetëm të shkruara në raporte vendore e ndërkombëtare nga vëzhgimi i zgjedhjeve.

Është koha që këto sugjerime të trajtohen një nga një, për të siguruar një proces të drejtë zgjedhor. Për AAK-në, është me rëndësi që ky proces konsultativ të jetë gjithëpërfshirës, ku zëri i secilit të dëgjohet dhe ky proces i stërzgjatur të përfundojë me sukses”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Të ngjashme