Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur në Kuvendin e Kosovës për përgjimet e publikuara ku Mimoza Kusari-Lila flet me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Aty, Kusari-Lila e konfirmon se ka komunikuar me bosin e veriu siç njihet, Milan Radojiçiq. Ky i fundit në listën e zezë të Amerikës.
Tahiri ka thënë se sot është demaskuar pushteti i VV-së dhe Albin Kurti.
Fjala e Abelard Tahirit:
Dëgjuam përgjime që tregojnë bisedat tua me Radojiçiqin. Bëjmë thirrje te Prokuroria që të marrë hapa që janë në komunikim me ata njerëz që janë në listë të zezë me Amerikën. Po fillon një epokë e re e prezantimit të VV-së me Radojiçiqin.
Sot u hap një epokë e re që po e prezanton një bashkëpunimin tuaj me kryekriminelin Radojicic. Mediat po bëjnë punë më shumë se ne opozita për demaskimin tuaj dhe të Kurtit. Po jepni argumente që nuk jeni të aftë me qeverisë këtë vend. Jeni bashkëpunëtorët e Listës Serbe e Radojiçiqit. Ne kemi pasur koalicion, e jo sikur ju që keni folë me njerëz të ndjekur nga Prokuroria e Kosovës dhe nga Departamenti i Shtetit. Tani e tutje vërtetë do të ballafaqohemi me Milan Radojçiqin.