Lajme
Tahiri për ndërkombëtarët: Po vazhdon retorika irrituese për rastin në Banjskë
Demokracia
10:06 | 11 Tetor 2023

Share:

Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, e ka quajtur vazhdimësi të retorikës irrituese nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës rreth hetimeve të rastit të Banjskës.

“Po vazhdon retorika irrituese e partnerëve ndërkombëtarë rreth hetimeve të rastit të Banjskës ndërkohë që Serbia ende nuk u ndëshkua!” , ka shkruar Tahiri në Facebook.

“E pakuptimtë kjo zvarritje përkundër avancimeve teknologjike, incizimeve satelitore dhe inteligjences artificiale!”

“Po më befason SHBA-ja – sa për BE i duhen muaj te tera derisa merr vendim ne mungese te unitetit ne politiken e jashtme! Kjo nuk eshte vetem irrituese por edhe e rrezikshme…”

Të ngjashme