Lajme
Tahiri: Nuk jemi pro zgjedhjeve, insistojmë që qeverinë e ardhshme ta udhëheqë Bedri Hamza
Demokracia
23:21 | 14 Maj 2025

Share:

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se nuk janë pro zgjedhjeve të reja. Ndërsa thotë se do të insistojnë që qeverinë e ardhshme ta udhëheq Bedri Hamza.

“Ne apriori nuk jemi që vendi t’i drejtohet kutive të votimit, ne nuk jemi ata që i duam zgjedhjet, do të insistojmë që qeverinë e ardhshme ta udhëheqë Bedri Hamza”, tha Tahiri.

Tahiri në RTv21 ka thënë se do të përpiqen që t’i kalojnë dallimet me opozitën në mënyrë që kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, ta udhëheqë Qeverinë e Kosovës.

Kur u pyet se a do t’ia jepnin postin e kryeministrit liderit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ai tha se një gjë e tillë atij i është bërë e qartë qysh në fushatë.

“Në rast se do të jemi partia e parë, ne do të kërkojmë që mandatar për krijimin e qeverisë të jetë Bedri Hamza. Në rast se nuk do të ishim partia e parë dhe do t’i kishim ndërruar vendet me LDK-në, do ta kishim mbështetur Abdixhikun”, tha Tahiri.

Të ngjashme