Intervista
Tahiri: Nuk e bllokuam seancën, kërkuam ligjshmëri – kallëzim penal nëse s’respektohet ligji
Demokracia
23:00 | 19 Prill 2025

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7 ka treguar se si erdhi deri te situata që u zhbllokua seanca e Kuvendit të Kosovës, ku parashihej të betoheshin deputetët që kanë siguruar ulëse në legjislativ.

Tahiri ka thënë se nuk kanë pasur qëllimin bllokimin, por ligjshmërinë e procesit, sepse sipas tij, mos dorëheqja e ministrave dhe kryeministrit përbënte shkelje ligjore.

“Si Parti Demokratike e Kosovës, por edhe me dy partitë tjera AAK dhe LDK nuk kemi pasur qëllim bllokimin e Komisionin për Verifikimin e Mandateve, por për ne ka qenë e rëndësishme që ta dëshmojmë që secili nga ministrat dhe kryeministri kanë dhënë dorëheqje veç e veç, sepse këta e kanë prezantuar një dorëheqje kolegtive, njëfar lloj njoftimi për dorëheqje dhe cka është e rëndësishme që ne e kemi futur në proces verbal ku të gjithë anëtarët e Qeverisë që betohen si deputet të Kuvendit të Kosovës kanë dhënë dorëheqje veç e veç dhe kjo ka qenë e rëndësishme për neve”.

“Nëse nesër këta persona, kryeministri e ministrat, anëtarët e Qeverisë do të kthehen në zyre dhe do të marrin vendime, tani e tutje mendoj që është bazë e mjaftueshme për të proceduar me kallëzime penale në Prokurori që persona të pautorizuar që e kanë përfunduar si ministra kthehen në zyrën ku kanë shërbyer më herët dhe në mënyrë të jashtëligjshme e ushtrojnë profesionin dhe e dëmtojnë buxhetin e Kosovës”, ka thënë Tahiri./Periskopi/

Të ngjashme