Lajme
Tahiri: Nëntë muaj pa sovranitet në veri, si pasojë e dështimit të kësaj qeverie
Demokracia
09:54 | 10 Korrik 2023

Share:

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se sa më shumë që vazhdon situata e tensionuar, në veri do të mungojë edhe sovraniteti.

Tahiri në Facebook ka shkruar se, janë bërë nëntë muaj që në veri të vendit nuk ka sovranitet dhe krejt kjo sipas saj, për shkak të dështimit të qeverisë.

“Veriu ka mbet pa gjykata, pa qeverisje lokale, pa pjesemarrje te pakices serbe ne polici, u ringjalle ‘mrojtja civile’, me tensione dhe rritje te protektoratit nderkombetar me shtimin e forcave te KFOR-it” – ka shkruar ajo.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

U bene nente muaj pa sovranitet ne veri, si pasoje deshtimit te kesaj qeverie: veriu ka mbet pa gjykata, pa qeverisje lokale, pa pjesemarrje te pakices serbe ne polici, u ringjalle ‘mrojtja civile’, me tensione dhe rritje te protektoratit nderkombetar me shtimin e forcave te KFOR-it. Sa me shume qe zgjat kjo situate sovraniteti ne veri do te mungoj.

Të ngjashme