Lajme
Tahiri-Muratit: Je ministri më i dështuar në Qeverinë Kurti
Demokracia
11:16 | 28 Korrik 2022

Share:

Ka vazhduar përplasja në Kuvendin e Kosovës në mes të deputetit të AAK-së Besnik Tahiri dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri i është kundërpërgjigjur ministri të Financave i cili tha se kërkesat që kishte Berisha për komunat janë listë dëshirash.

“Çka je tu folë o ministër, ti duhesh me dhanë argumente e jo me më thanë listë dëshirash. Je ministri ma i dështum në qeverinë Kurti, je ka e fundosë kadal-kadal”, tha Tahiri.

Tahiri po ashtu theksoi se edhe rruga Prishtinë-Podujevë akoma ka mbetur pa u ndërtuar dhe në kohën e fushatës por edhe prej kur ka ardhë Lëvizja Vetëvendosje janë dhënë premtime që do të rregullohet shumë shpejtë, ndërkaq tash nga Qeveria deklarohen se kanë probleme me shpronësim, raporton Demokracia.com.

Sipas Tahirit, qysh në fillim Qeveria e ka ditur se do të ketë probleme me shpronësimin, mirëpo kanë dhënë premtime populiste.

LEXO EDHE: 

Murati-Tahirit: Është e pavërtetë që qeveria po bllokon projektet komunale

Të ngjashme