Lajme
Tahiri: Mos të filozofojmë shumë por ta votojmë Ligjin për Trustin
Demokracia
10:39 | 21 Qershor 2022

Share:

Shefi i grupit të deputetëve të AAK-së, ka thënë se situata në aspektin social në vendin tonë kurrë nuk ka qenë më e vështirë.

Ai ka kërkuar që të votohet Trusti i cili sipas tij do të zbuste krizën.

Shkrimi i plotë i Tahiri:

Mbledhja e dy qeverive përfundoi, u nënshkruan disa marrëveshje, lutemi që këto marrëveshje mos të mbesin vetëm në letër, por të kthehen në projekte konkrete.

Tash po i kthehemi gjendjes në vend.

Situata në Kosovë, në aspektin social, kurrë nuk ka qenë më e vështirë! Çmimet janë ngritur shumë, pagat kanë mbetur të njëjta, përderisa ndihma e shtetit është më se minimale.

Kuvendi i Kosovës, në veçanti shumica parlamentare, e ka në dorë që nesër ta miratojë në lexim të parë Ligjin për Trustin, ligj ky i cili, sado pak do të zbuste vështirësitë për njerëzit në nevojë, kontributdhënësit në një situatë krize.

Mos të filozofojmë shumë, por të veprohet me votën pro. Shpresoj që vota e mazhorancës, do të jetë pro këtij ligji.

Të ngjashme