Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka hedhur poshtë çdo mundësi për një koalicion të mundshëm mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
‘‘Jemi të bindur që me VV-në në koalicion nuk mund të bëjmë këtë vend më mirë. 2 vjet që jemi nën sanksione të BE-së, dallimet në qeverisje i kemi jashtëzakonisht të mëdhaja. Përgjigjja jonë është e prerë JO, jemi të interesuar që VV-në me dërguar në opozitë. Me VV s’mundesh as mi rritë pagat, as pensionet as s’mundesh me i hjek sanksionet, qysh me qeverisë me ta?’’, ka thënë ai në T7.