Lajme
Tahiri: Me pa Albini në fotografi njeriun e para dy vitesh, besoj kryeministrin e tanishëm e kish pështy në fytyrë
Demokracia
12:57 | 15 Shtator 2022

Share:

Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar seanca e radhës plenare.

Me këtë rast pak më parë ka filluar debati në lidhje me grevën e Sindikatave të Pavarura në vend, e mos nisjes e mësimit për shkak të këtyre grevave.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se një Kuvend i hapur e shkolla të mbyllura nuk është fotografia që duam për vendin tonë.

“Një pamje të tillë do të duhej të parandalonim. Shkollat s’u mbyllën as atëherë kur Kuvendi u mbyll dhunshëm në vitin ‘90’.Atëherë mësimdhënësit dhe qytetarët i mbajti vullneti për shtet, e sot shtet kemi dhe është e papranueshme me i mbyll shkollat. Realisht as Sindikata as Qeveria nuk preken drejtpërdrejtë nga grevat, por fëmijët, prindërit e të tjerët po. Ne duhet të krijojmë kushte për fëmijët, e që duhet të jetë edukimi. Ka qytetarë që nuk e di saktë se çfarë efekti ka pasur edukimi në ngritjen tonë kombëtare për liri dhe pavarësi”, tha Tahiri.

Tutje ai shtoi se mësimdhënia është një nga profesionet më fisnike.

“Mësimdhënësit sot kanë kërkesa konkrete, që në parim janë legjitime, e për të qenë të mundura duhet të shtrohen, të bisedohen e të shihen mundësitë për jetësimin e tyre. Pas tri javësh në grevë nuk ka debat, e pikërisht këtë e kemi ngritur për debat”, shtoi ai.

Tahiri shkoi edhe më tutje duke thënë se “Me pa Albini në fotografi njeriun e para dy vitesh, besoj se kryeministri e tanishëm e kish pështy në fytyrë”, tha ai.

Tahiri theksoi se ka vetëm një pasqyrë të kësaj pafytyrësie, pra greva, kriza ekonomike dhe e përgjithshme që ka kapluar vendin po merr karakter tjetër.

Të ngjashme