Lajme
Tahiri: Mbrapa kryeshefit të KEK-ut është Martin Berishaj – ai është mafia
Demokracia
10:56 | 20 Prill 2023

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shprehur indinjatën pasi nuk kaloi mocioni për raportim të ministres, Artane Rizvanolli, lidhur me arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Tahiri tha se prapa këtyre skandaleve dhe abuzimeve në KEK qëndron Martin Berishaj dhe kryeministri Albin Kurti, ndërsa kryeshefi i KEK-ut është vegël e tyre,

“Martin Berisha është personi në fjalë i cili ka menagjuar me tenderët një burimorë, ai është mafia, zoti Krasniqi është veç vegël i Berishës dhe Albin Kurtit, prandaj ky njeri duhet të shkarkohet, ne nuk do të ndalemi deri në shkarkim dhe përgjegjësi”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se nuk do të qëndrojnë në seancë pasi po u mohohet e drejta për debat.

“Si PDK ne pas deklarimeve jashtë rendit të ditës nuk do të qëndrojmë në sallë pasi po na mohohet një e drejtë e jona”, u shpreh Krasniqi.

Të ngjashme