Lajme
Tahiri: Ligjit për Zyrtarët Publik dhe Ligjit të Pagave i kanë mbetur edhe dy ditë për adresim në Kushtetuese
Demokracia
10:30 | 29 Dhjetor 2022

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Ligjit për Zyrtarët Publik dhe Ligjit të Pagave iu kanë mbetur edhe dy ditë për adresim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“Ligjin e Pagave, AAK-ja nuk do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri sa nuk dihet vlera e koeficientit, pra deri sa nuk kuptohet sa është rroga e një zyrtari publik. Ky ligj, nuk duhet, edhe një herë të kthehet në pikën zero, pasi që rrezikon të prodhojë pasoja të pariparueshme, por duhet gjithsesi të kontestohen në Gjykatë së paku dy probleme: 1) ulja e pagave në Sistemin e Gjyqësorit dhe 2) diskriminimi i administratës publike i komunave në raport me rritjen e pagave dhe kategorizimin e të emëruarve politikë. Të dy pikat janë çështje serioze për Gjykatën Kushtetuese”.

“Ligji për Zyrtarët Publik duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese tash, pasi që i njëjti vendos kontrollin partiak mbi administratën, duke rrezikuar në plotësi reformat, me shpërfillje ndaj komenteve të SIGMA-së dhe BE-së. Me këtë rast, AAK është në koordinim dhe i bashkohemi bllokut opozitar për të ngritur çështje kushtetuese, e për ta kthyer në binarë këtë proces”, ka thënë Tahiri

Të ngjashme